Qeveria do të paguajë qiratë dhe pagat për bizneset që preken nga masat anti-COVID

Qeveria do të paguajë qiratë dhe pagat për bizneset që preken nga masat anti-COVID

Ekonomia April 07, 2021 - 17:34

Ministria e Financave do të mbështesë financiarisht bizneset të cilat preken si pasojë e masave anti-COVID.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë plan konkret, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria do të mbështesë qiratë dhe pagat e punëtorëve të bizneseve, raporton Zeri.info.

“Për masat që do të merren për të mbështetur bizneset, ne kemi takuar përfaqësuesit e sektorëve dhe i kemi situata se mbështetja nuk do të mungojë. Deri në dizajnimin e masave mbështetëse, Qeveria do mbështesë qiratë dhe pagat e punëtorëve. Synimi ynë do të jetë të ruhet shëndeti ekonomik”, ka deklaruar Murati në një konferencë për media.

Ai shtoi se shumë shpejt do të dalin me masat konkrete dhe do të takojnë përfaqësuesit e sektorëve ekonomikë për t’u dakurduar për këto masa. /Zëri