Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Kurti ia prezenton mundësitë e Kosovës për zhvillim ekonomik, komisionerit të BE-së për Ekonomi dhe Financa

Kurti ia prezenton mundësitë e Kosovës për zhvillim ekonomik, komisionerit të BE-së për Ekonomi dhe Financa

Ekonomia April 28, 2021 - 16:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga Paolo Gentiloni, Komisioner i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare.

Kurti theksoi në takim se Kosova ka mirëpritur paketën e zgjerimit të BE-së 2020, të lëshuar në tetor, veçanërisht Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Në takim u diskutua për ndikimin negativ të pandemisë COVID-19 në ekonomi, dhe domosdoshmërinë për angazhim serioz për rigjenerim nga humbjet e shkaktuara.

Kryeministri theksoi përkushtimin për menaxhimin në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme të financave publike, duke u kujdesur njëkohësisht për ata që kanë nevojë dhe që janë dëmtuar më së shumti nga pasojat e pandemisë.

Ai e njoftoi Komisionerin Gentiloni për synimet e programit të Qeverisë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe planet për përmirësimin e kornizës ligjore, si edhe të politikave për transformimin dixhital në shërbim të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

“Ai prezantoi mundësitë që Kosova ofron për zhvillim ekonomik, duke përfshirë rininë e talentuar dhe shpirtin ndërmarrës të mërgatës. Investimi në krijimin e vendeve të reja të punës mbetet prioritet i lartë i qeverisë”, thuhet në njoftim pas takimit. /Zëri