Puna nga shtëpia mund të vazhdojë edhe pas pandemisë

Puna nga shtëpia mund të vazhdojë edhe pas pandemisë

Ekonomia May 04, 2021 - 14:36

Shtatëmbëdhjetë punëtorë të kompanisë softuerike “Tenton” në Prishtinë pa ndonjë problem punuan nga shtëpia në kohën kur në Kosovë u aplikuan masat e izolimit, thotë për radion Evropa e Lirë Alban Sahiti, nga kjo kompani.

Sahiti thotë se e kanë menduar që këtë formë të punës ta praktikojnë edhe pas pandemisë, pasi siç thotë ai është lehtësuese “kur një punëtor thotë se nuk mund të vijë në zyrë, por mund të punojë nga shtëpia”.

Ai thotë se puna në distancë është menduar nga kompanitë se mund të jetë e dobishme jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit.

“Punëdhënësit do të reduktonin shpenzimet, siç janë qiraja, shpenzimet komunale, shpenzimet e energjisë elektrike dhe shpenzime të tjera. Ndërkaq, punëmarrësit do të mundë t’i kushtonin më shumë kohë familjes”, thotë Zeka.

Jo të gjithë e duan punën nga shtëpia

Por Alban Sahiti nga kompania “Tenton”, thotë se puna nga shtëpia mund të mos pëlqehet nga të gjithë punëtorët.

“Këtu hyjnë shumë gjëra që ndikojnë për të bërë punën nga shtëpia. Njëra nga to është mentaliteti në Kosovë. Disa nga punëtorët, ndonjëherë nuk duan nëse ju ofrohet mundësia që të punojnë vetëm nga shtëpia. Ka disa prej atyre që dëshirojnë të dalin në zyre, të kenë mundësinë e shfrytëzimit të pauzës së drekës e të tjera dhe të mos jenë të mbyllur në shtëpi”, thotë ai.

Sahiti thotë se puna nga shtëpia që kanë bërë punëtorët e kësaj kompanie, ka qenë produktive. Por, nëse në të ardhmen mendohet që të punohet vetëm nga shtëpia, punëtorët, thotë ai, duhet të trajnohen me këtë formë të punës.

Në Kosovë nuk janë bërë hulumtime se sa për qind e të punësuarve, gjatë kohës së pandemisë kanë punuar nga shtëpia.

Por, në muajin mars 2020, kur në Kosovë u paraqiten rastet e para me koronavirus dhe kur vendi u fut në izolim, pothuajse të gjithë ata të punësuar që patën mundësi të punonin nga shtëpia, filluan ta bënin këtë.

Ndërkohë, me lirimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë kompani ofruan sistem hibrid të punës, me javë apo ditë pune nga shtëpia dhe anasjelltas.

Por, jo të gjitha profesionet kanë mundësi ta aplikojnë këtë formë të punës. Në Kosovë, profesionet që aplikuan punën nga shtëpia ishin profilet e ndryshme të teknologjisë, fushës së ekonomisë e të tjera.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU