Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Ahmeti: Nesër rifillojnë pagesat e granteve për biznese

Ahmeti: Nesër rifillojnë pagesat e granteve për biznese

Ekonomia May 05, 2021 - 23:02

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një lajm të mirë për bizneset e kryeqytetit.

Ai ka njoftuar se nga nesër Komuna do të rifillojë me pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative.

“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi t'i procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100", tha ai.

Kreu i Prishtinës tha po ashtu se edhe pagesat për personat e prekur nga Covid-19 do të kryhen, për të cilat tha se do të procesohen më shpejtë sepse Thesari i proceson më shpejtë.

Bizneset janë duket pritur për këto pagesa që nga dhjetori i vitit të kaluar. /Zëri