AAK-ja kërkon rezolutë për t’ua falur gjobat bizneseve
Foto: Laura Hasani

AAK-ja kërkon rezolutë për t’ua falur gjobat bizneseve

Ekonomia May 06, 2021 - 10:52

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që t’u falen gjobat bizneseve, të cilat janë gjobitur për shkak të masave anti-COVID.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Kuvendi të bëhet një rezolutë që t’u falen gjobat bizneseve.

Ai ka përmendur edhe fushatën e partive politike, të cilat kanë shkelur masat anti-COVID, raporton Zeri.info.

“Kërkojmë që të gjitha bizneseve, të cilat janë dëmtuar, janë gjobitur në kohë të pandemisë, t’u bëhet falja e gjobave, është e padrejtë që të gjitha partitë të mbajnë tubime me nga mbi 50 veta dhe në anën tjetër inspektorët të gjobitin bizneset”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se kjo mund të bëhet përmes një rezolute, për çka kërkoi mbështetjen e deputeteve, ndërsa ka kërkuar nga Agjencia e Veterinarisë të mos bëjë presion te bizneset.

“Të bëjmë një rezolutë të përbashkët, për shkak se të gjitha masat që janë marrë nga qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri nuk janë të mjaftueshme për ekonominë e vendit. Kërkojmë që sa më shpejt ta bëjmë këtë dhe kërkojmë nga Agjencia e Veterinarisë të mos bëjë presion te bizneset”, ka shtuar Tahiri gjatë seancës së Kuvendit. /Zëri