Ministri Damka thotë se po punojnë që t’i zhdukin pabarazitë rajonale
Foto ilustruese

Ministri Damka thotë se po punojnë që t’i zhdukin pabarazitë rajonale

Ekonomia June 01, 2021 - 11:51

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia e Zhvillimit Rajonal kanë promovuar dokumentin “Strategjia për zhvillim rajonal”, bashkë me përfaqësues të komunave, dokument ky që përfshin strategjinë dhe zhvillimin e rajoneve.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se po mundohen që përmes këtyre dokumenteve të hartojnë strategji dhe plane që të zhdukin pabarazitë rajonale.

“MZHR-ja po vazhdon aktivitetet e saj në realizimin e punëve dhe mund të them se ka arritur progres në hartimin e strategjive dhe hartimin e grupit për zhvillimin rajonal. Me politikat e zhvillimit rajonal mundohemi që të zhdukim pabarazitë rajonale”, tha Damka.

Arbnor Sadiku, nga kjo ministri, tha se në kuadër të këtij dokumenti është paraparë strategjia dhe plani i veprimit, duke përfshirë këtu pabarazinë rajonale ndërmjet rajoneve të caktuara.

“Ky dokument ka të bëjë me disa aspekte, ku janë paraparë strategjia dhe plani i veprimit, duke përfshirë këtu pabarazinë rajonale në mes të rajoneve të ndryshme”. /EO