ATK-ja kërkon nga sektori i ndërtimit t’i deklarojë tatimet

ATK-ja kërkon nga sektori i ndërtimit t’i deklarojë tatimet

Ekonomia June 16, 2021 - 14:21

Administrata Tatimore e Kosovës kërkon që sektori i biznesit t’u përgjigjet detyrimeve tatimore, në të kundërtën do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Përmes një njoftimi për media, ATK-ja njofton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (duke u bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Duke u bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK-ja ka hartuar Planin e Veprimit për trajtimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitete në lëmin e ndërtimit, me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor.

ATK-ja do të vazhdojë me Projektin “Përmirësimi i përmbushjes në sektorin e ndërtimtarisë”, sipas qasjes holistike në trajtimin e rrezikut, ku në fokus të veçantë do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim:

Image

ATK, ju inkurajon që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore./Zëri