Rukiqi: Përmirësohet gjendja e bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2021, sfidë mungesa e punëtorëve

Rukiqi: Përmirësohet gjendja e bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2021, sfidë mungesa e punëtorëve

Ekonomia July 26, 2021 - 10:02

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka mbajtur konferencë për medie.

Rukiqi tha se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e vitit 2021.

Ai ka përmendur si problematikë mungesën e punëtorëve, sidomos gjatë verës, e që sipas tij shumë kompani po ankohen.

“Sot jemi për të prezantuar rezultatet e klimës e të bërit biznes dhe sot kemi tremujorin e parë të vitit 2021. Anketa është realizuar gjatë periudhës janar - prill. Deri tani kemi një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e vitit 2021 dhe kjo reflektohet në nivelin e bizneseve.

Nëse tremujorin paraprak të vitit 2020 vetëm 22% të kompanive kanë pasur pritje që do ta rrisin punësim, në tremujorin e parë të vitit 2021 ky numër ka shkuar në 34%. Ndërsa 64% presin që punësimi të mbetet i njëjtë.

Si problem te bizneset është mungesa e punëtorëve dhe shumë kompani ankohen dhe nga një krizë e kërkesës mund të kalojmë në një krizë të ofertës. Ne kemi shumë qytetarë që nuk kanë vend pune”.

Rukiqi me këta rast u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci, raporton EO-ja.

“Jemi të tronditur nga kjo tragjedi dhe në këto momente jemi duke bashkëndjerë me miqtë e të gjithë atyre që pësuan nga ky aksident”.