Murati e Krasniqi në konferencë të përbashkët, prezantojnë pikat e miratuara në Qeveri

Murati e Krasniqi në konferencë të përbashkët, prezantojnë pikat e miratuara në Qeveri

Ekonomia July 28, 2021 - 15:20

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ai i Administrimit të Pushtetit, Elbert Krasniqi kanë mbajtur konferencë të përbashkët për medie pas mbledhjes së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Murati e ka quajtur vendim të rëndësishëm ndarjen edhe të 5 milionë eurove për ministrinë e Bujqësisë në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes si dhe ndarjen e mjeteve të tjera si për ministrinë e Shëndetësisë dhe projekte të tjera.

“Sapo u miratua projektligji i rishikimit të buxhetit të vitit 2021 dhe fillon zbatimi i plotë i ringjalljes ekonomike. Janë ndarë 5 milionë euro për bujqit”.

Përderisa Krasniqi tha se financimi i rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit në Deçan mbetet prioritet, raporton EO.

“…pika e parë ka të bëjë me koncept dokumentin e garantit të performancës. Ky koncept do të përfshijë  të gjitha aspektet që matjet e komunave të jetë e drejtë”. “E rëndësishme ishte edhe votimi i marrëveshjeve me kryetar të komunave. Poashtu marrëveshja në komunën e Deçanit për sistemin e ujësjellësit”.