Shtrenjtohen biletat Drenas – Prishtinë [foto]

Shtrenjtohen biletat Drenas – Prishtinë [foto]

Ekonomia September 13, 2021 - 08:57

Nga sot linja e autobusëve Drenas – Prishtinë ka filluar me çmime të reja.

Qytetarët kanë raportuar në “Zëri” se janë njoftuar se që nga shtatori i këtij viti biletat në relacionin Drenas – Prishtinë dhe anasjelltas janë për 20 centë më shtrenjtë.

Biletat në këto relacione nga një shtatori janë një euro, nga 80 centë sa ishin deri tani.

Qytetarët nuk pajtohen për shtrenjtimin e biletave, ndërsa kompanitë e udhëtimit vazhdimisht janë ankuar se po dëmtohen nga transporti ilegal në relacionin Drenas – Prishtinë. /Zëri

Image