Vaksinimi për rimëkëmbjen ekonomike

Vaksinimi për rimëkëmbjen ekonomike

Ekonomia September 13, 2021 - 21:24

Afaristi nga Kosova, Shaqir Palushi kishte planifikuar që nga muaji shtator të realizonte disa vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të siguronte tregje të reja për produktet e kompanisë së tij.

Palushi është pronar i kompanisë “Frutex” në Suharekë, që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, produkte këto që janë të pranishme në tregjet e vendeve të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Por, konfirmimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta për udhëtime në BE për shkak të pandemisë, bëri që Palushi të anulonte vizitat e planifikuar.

Përveç vizitave, ai tregon është ftuar që të marrë pjesë edhe në panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “ANUGA”, që organizohet në Këln të Gjermanisë.

“Ne kemi konfirmuar pjesëmarrjen në këtë panair dhe kjo sigurisht se do të paraqesë problem përveçse do ta kemi të pamundur vizitën te partnerët tanë dhe nëse ndodh anulimi i pjesëmarrjes në këtë panair, do ta humbin mundësinë për gjetjen e tregjeve të reja. Pavarësisht panairit, ne na duhet lëvizja e lirë nga një shtet në shtetin tjetër që të sigurojmë tregje të reja”, thotë Palushi.

Rritja e madhe e numrit të të infektuarve dhe numrit të të vdekurve si pasojë e sëmundjes COVID-19, ka bërë që

Bashkimi Evropian më 30 gusht të ndryshojë listën e vendeve të sigurta, duke e hequr Kosovën nga kjo listë.

Tekstin e plotë e gjeni në Radio Evropa e Lirë. https://www.evropaelire.org/a/ekonomia-vaksinimi-ne-kosove-/31457894.html