ATK-ja, drejt fiskalizimit të transportit rrugor

ATK-ja, drejt fiskalizimit të transportit rrugor

Ekonomia September 16, 2021 - 10:30

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, me të cilët diskutoi më gjerësisht për procesin e fiskalizimit në këtë sektor, si dhe gjetjen e modaliteteve në fiskalizim.

Në këtë takim u fol edhe për aktivitetet e fundit të ATK-së në këtë sektor sa i përket fiskalizimit dhe lëshimit të kuponit fiskal.

“Aktivitetet në fjalë janë duke u ndërmarrë në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën korrik – shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë të tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektojë sektorët, të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara”, është shprehur Murtezaj gjatë takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor. /Zëri