Guvernatori Mehmeti pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minixhozi

Guvernatori Mehmeti pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minixhozi

Ekonomia September 16, 2021 - 15:11

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë Qemal Minxhozin, ku u diskutua për situatën aktuale me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi.

Në këtë takim, guvernatori Mehmeti ka njoftuar ambasadorin Minxhozi për masat e ndërmarra nga BQK-ja që sektori financiar të vazhdojë të mbetet stabil dhe likuid, duke qenë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë.

Po ashtu në takim është folur edhe për bashkëpunimin e BQK-së me institucionet e Shqipërisë, për çka guvernatori Mehmeti falënderoi gjithë drejtuesit e tyre për ndihmën dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në të mirë të të dyja vendeve, nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi falënderoi guvernatorin për informatat e ndara dhe shprehu gatishmërinë e tij, që bashkëpunimi mes dy vendeve të avancohet edhe më shumë. /Zëri