KRU “Hidrodrini” fillon shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit

KRU “Hidrodrini” fillon shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit

Ekonomia September 20, 2021 - 11:56

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” në qytetin e Pejës ka njoftuar se ka filluar shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjve, duke filluar nga ekonomitë biznesore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë KRU-Hidrodrini, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“KRU 'Hidrodrini' – Pejë, Njofton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë se ka filluar çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjëve, duke filluar nga ekonomitë biznesore. Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë. Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, parreshtur po zbatojnë Vendimin e mësipërm”, thuhet në njoftimin e KRU-Hidrodrini.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini ka bërë të ditur se ky aksion veçse ka filluar që të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizmit për konsumatorë.

Aksioni është shtrirë në tërë zonën e mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik./Zëri