Murati del me një njoftim për subvencionimin e kredive

Murati del me një njoftim për subvencionimin e kredive

Ekonomia October 09, 2021 - 14:28

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.

“Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova. Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura. Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, tha ai. /Zëri