Paralajmërohet ulja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Paralajmërohet ulja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ekonomia December 02, 2021 - 09:26

Nga java e ardhshme është paralajmëruar rënia e çmimeve të derivateve në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha për Klankosova.tv se rënia veçse ka filluar, por kjo rënie do të vërehet nga java e ardhshme.

Berjani tha se deri në fundin e vitit çmimet do të jenë si më parë.

“Rënia e çmimeve të naftës ka filluar. OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por vërehet qysh tash një rënie e lehtë. Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë, ashtu siç ka qenë në muajin shtator, diku 1.15-1.16 euro për litër”.

Aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë variojnë nga 1.18 deri 1.27 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Javët e fundit ka pasur një rritje të madhe të çmimit të derivateve, që ka ndikuar edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve.