Derivatet do të lirohen, BQK-ja u mundëson naftëtarëve deponim monedhash pa provizion

Derivatet do të lirohen, BQK-ja u mundëson naftëtarëve deponim monedhash pa provizion

Ekonomia December 02, 2021 - 11:55

Shoqata e Naftëtarëve ka njoftuar se sot ka pasur një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilin janë pajtuar për lirimin e derivateve.

Si masë për lirimin e derivateve është përdorur lirimi nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në bankë.

“Me këtë veprim Banka Qendrore e Kosovës ka reflektuar pozitivisht si për bizneset, ashtu edhe për qytetaret, duke theksuar që për monedhat në vlerë deri në 100 euro nuk do të kenë provizion”, thuhet në njoftim. /Zëri