Kllokoqi shpërthen ndaj ministrit Murati: More rrenc, na ke premtu që TVSH-ja do të mbetet 8%

Kllokoqi shpërthen ndaj ministrit Murati: More rrenc, na ke premtu që TVSH-ja do të mbetet 8%

Ekonomia December 29, 2021 - 21:08

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar ashpër ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati i cili ka konfirmuar se TVSH do të rikthehet në 16% nga janari i vitit 2022.

Kllokoqi pretendon se Murati i kishte premtuar se TVSH-ja për sektorin e gastronomisë do të vazhdojë të mbetet në 8%, ndërsa e ka quajtur atë "rrenc" pas deklaratave se tashmë TVSH-ja do të jetë 16% nga janari.

"Morre rrenc, ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni.

Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom zhgenjy", ka shkruar Kllokoqi. /Zëri