Gati 200 milionë euro nga MCC-ja do të shkojnë për sektorin e energjisë

Gati 200 milionë euro nga MCC-ja do të shkojnë për sektorin e energjisë

Ekonomia January 10, 2022 - 20:36

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se pas takimit të 21 dhjetorit me menaxhmentin e lartë të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), sot ka pritur në takim koordinues ekipin e ri fë programit të MCC-së, i përberë nga stafi i kontraktuar si dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

Rizvanolli tha se ky takim simbolizon hapin e parë për fillimin e implementimit të Programit Kompakt nga i cili pritet të investohen rreth 200 milionë dollarë në fuqizimin e sektorit të energjisë.

"Gjatë takimit, së bashku me ekipin zhvillues të programit të MCC-së, jemi zotuar për implementim dhe bashkëpunim të ngushtë për përmbushjen e objektivave të parapara nga marrëveshja e grantit. Disa nga objektivat e këtij programi janë mbështetja e infrastrukturës energjetike për rritjen e burimeve të energjisë së ripërtrishme, ndërtimi i kapaciteteve akumuluese të energjisë, si dhe fuqizimi dhe rritja e barazisë gjinore në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në punësimin e grave dhe vajzave në sektor", njoftoi Rizvanolli, raporton Zeri.info.

Ajo tha se programi i MCC-së pritet të ketë rol kyç në transformimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

"Ky fuqizim i mëtutjeshëm i infrastrukturës së energjisë do të ndikojë pozitivisht në parandalimin e ndikimit të krizave energjetike në të ardhmën", përfundoi ministrja Rizvanolli. /Zëri