Bankat rrisin çmimet edhe ashtu të shtrenjta të shërbimeve

Bankat rrisin çmimet edhe ashtu të shtrenjta të shërbimeve

Ekonomia January 11, 2022 - 15:32

Klientët e Raiffeisen Bank - njërës prej bankave komerciale në Kosovë - nga muaji shkurt do të paguajnë tarifa me rritje për mirëmbajtje të llogarisë.

Nga 75 centë, kjo tarifë do të rritet në 1.5 euro.

Raiffeisen Bank i ka paralajmëruar klientët për këtë ndryshim përmes mesazheve telefonike dhe një njoftimi në uebfaqen e saj zyrtare.

Shërbimi i tillë do të hyjë në fuqi nga data 5 shkurt.

Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, thotë se rritja e tarifave vjen pas investimeve të shumta që ka bërë banka në avancimin e shërbimeve të saj digjitale.

Investime ka pasur edhe në rrjetin e 40 degëve dhe 132 bankomatëve, thotë ajo.

“Këto mundësi të ndryshme që ne i ofrojmë për klientin [edhe digjitale, edhe në degë e bankomate] kërkojnë resurse dhe shpenzime shtesë për mirëmbajtje dhe për avancime të vazhdueshme. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ka pasur ndryshim të tarifave për disa nga shërbimet bankare”, thotë Tahiraj për Radion Evropa e Lirë.

“Ofrimi i shërbimeve digjitale bankare u mundëson klientëve tanë të kenë qasje në shërbime bankare 24/7 në të gjithë vendin, në lokacione të ndryshme”, shton ajo.

Sipas saj, rritja e tarifës nuk do t'i prekë vetëm pensionistët dhe studentët.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KETU:

https://www.evropaelire.org/a/bankat-rrisin-cmimet/31649198.html?fbclid=IwAR3d9TfaUDTYHFPQlgl5Qo8tVr4W_I4zbIHoYVVdF1jV_fm2lxnu7xsVdUc