KRU “Gjakova”, njoftim për shlyerje të borxheve të papaguara

KRU “Gjakova”, njoftim për shlyerje të borxheve të papaguara

Ekonomia January 13, 2022 - 09:47

Departamenti i shitjes në kuadër të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova” apelon te të gjithë konsumatorët, duke përfshirë të gjitha kategoritë; shtëpiake, komerciale dhe industriale, që në momentin e pranimit të faturës për ujin e shpenzuar të kryejnë pagesën e obligimeve rregullisht, duke evituar kështu grumbullimin e borxheve ndaj kësaj kompanie.

Në të kundërtën, KRU “Gjakova” do të jetë e obliguar që të aplikojë masa të cilat përfshijnë:

Shkyçjen e konsumatorëve individualë, inicim të procedurës përmbarimore dhe masa të tjera ligjore.

“Ky njoftim vlen për të gjithë zonën e mbulueshmërisë, përkatësisht; Komunën e Gjakovës, të Rahovecit dhe fshatrat e Lumbardhit”.

“KRU ‘Gjakova’ do të vazhdojë ofrimin e shërbimeve në mënyrë profesionale dhe precize, duke falënderuar të gjithë konsumatorët e rregullt, të cilët në baza mujore kryejnë pagesën e faturave për ujin e shpenzuar”.

“Duke shpresuar që ky njoftim do të respektohet nga ana juaj, ju falënderojmë për mirëkuptim!”. /EO