Ekonomia joformale dëmton bizneset në Kosovë

Ekonomia joformale dëmton bizneset në Kosovë

Ekonomia January 16, 2022 - 16:41

Ekonomia joformale është sfida kryesore, me të cilën përballet kompania për prodhimin e produkteve natyrale higjienike, HUUMë, në Kosovë.

Themeluesja e saj, Arbërore Riza, thotë se produkte të ngjashme, gati me të njëjtin emër, qarkullojnë po ashtu në treg.

Kjo, sipas saj, ka shkaktuar konfuzion te klientët, por edhe dëme financiare për kompaninë që udhëheq.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kompania HUUMë është regjistruar në vitin 2018.

Sipas Rizës, kjo është kompania e parë e regjistruar me këtë markë.

“Gjatë pandemisë [COVID-19], pamë kompani me emër shumë të ngjashëm, ndryshim vetëm me një shkronjë. Dhe njerëzit, duke menduar se jemi ne, kanë filluar të marrin produkte të tjera [prej saj]. Me sa e di, kompania tjetër nuk funksionon si biznes; punon në kushte shtëpie... Kjo [na] ka sjellë dëme të mëdha financiare, njëkohësisht është dëmtuar edhe emri kompanisë”, thotë Riza.

Kompania, për të cilën Riza pretendon se i ka bërë konkurrencë joligjore, nuk figuron e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, por është aktive në rrjetet sociale me shitje online.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar këtë biznes, por ai nuk i është përgjigjur.

Ekonomia joligjore apo “e fshehtë”, përfshin aktivitete, si: shmangie nga tatimi, mungesë regjistrimi, mosfiskalizim, kontrabandim i mallrave, e të tjera.

Shkrimin e plotë e gjeni këtu.