Për tre muaj Trusti humb mbi 60 milionë euro nga investimet

Për tre muaj Trusti humb mbi 60 milionë euro nga investimet

Ekonomia May 16, 2022 - 15:23

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka filluar ta ndiejë krizën e tregjeve ndërkombëtare financiare pas luftës në Ukrainë, duke humbur miliona euro në investimet e tij jashtë vendit.

Gjithsej 60 milionë euro është shuma që Trusti ka humbur në periudhën janar-mars 2022, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Sipas një arsyetimi të mëhershëm të zyrtarëve të Trustit, kjo po ndodh për shkakun se shumica e investimeve të Trustit janë të alokuara në tregjet e Evropës dhe ato të SHBA-së, tregje këto që janë ndikuar nga vënia e sanksioneve nga të gjitha vendet ndaj institucioneve financiare ruse. /EO