Ndryshojnë datat e pagesave të skemave pensionale dhe sociale

Ndryshojnë datat e pagesave të skemave pensionale dhe sociale

Ekonomia May 23, 2022 - 15:47

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar për ndryshimin e datave të skemave pensionale dhe sociale.

Pensionet e rregullta tashmë do të ndahen më datën 15 të çdo muaji, ndërsa ato të veteranëve më 20 të çdo muaji, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë nga Ministria:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se datat për pagesa janë si në vijim:

Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji

Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji

Skemat sociale: data 30 e çdo muaji

Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji

Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 - 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë.

Pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi ose pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës.