Çmimi i naftës në Shqipëri arrin në 2.20 euro

Çmimi i naftës në Shqipëri arrin në 2.20 euro

Ekonomia June 17, 2022 - 15:31

Çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik, duke kapur nivelin 265 lekë [2.2 euro] për litër.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua me 260 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të bordit, benzina do të tregtohet me 241 lekë [1.98 euro] për litër, ndërkohë gazi do të jetë me 86 lekë [0.7 euro] për litër.

Bordi sqaron se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 qershor në oraën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim. /telegrafi