Benzina në Kosovë, më e shtrenjtë sesa në Gjermani

Benzina në Kosovë, më e shtrenjtë sesa në Gjermani

Ekonomia June 20, 2022 - 17:51

Në një raport të REL-it të bazuar në shumë burime, del se nafta dhe benzina më e shtrenjtë në Evropë është në Shqipëri. Një litër naftë në Shqipëri, të hënën (20 qershor) është shitur për 2.16 euro, ndërkohë një litër benzinë 1.96 euro.

Ndërkohë në Gjermani, janë çmimet më të larta të derivateve sa u përket vendeve anëtare të BE-së.

Një litër naftë në Gjermani, të hënën është shitur për 2.05 euro, ndërkohë një litër benzinë për 1.89 euro, që i bie se është për dy centë është më lirë sesa në Kosovë.

Sipas raportimit të REL-it, në Kosovë një litër benzinë të hënën është shitur për 1.91 euro. Nafta në Kosovë është më e lirë sesa në Gjermani, por është e dyta më e shtrenjta në rajon pas Shqipërisë. Një litër naftë në Kosovë është shitur për 1.89 euro.