Rusët ekzekutuan me gjakftohtësi një gazetar ukrainas

Rusët ekzekutuan me gjakftohtësi një gazetar ukrainas

Ekonomia June 22, 2022 - 08:49

Një fotoreporter ukrainas dhe një ushtar që po e shoqëtonte atë u vranë në javët e para të pushtimit rus, po duket se ata u ekzekutuan me gjakftohtësi, sipas hetimeve për vdekjen e tyre.

Grupi për lirinë e të drejtave të mediave ka thënë se ka shkuar në vendin ku u vranë Maks Levin dhe Oleksiy Chernyshov, trupat e të cilëve u gjetën në mal më 1 prill.

Ata numëruan 14 vrima nga plumbat në veturën e djegur të tyre, shkruan “Al Jazeera”, transmeton Zeri.info.

Ky grup më tej tha se në vendngjarje u gjetën mbetje të ushqimit, cigare që u përkisnin rusëve, si dhe një bidon benzin u gjet afër trupit të djegur të Chernyshovit.

Një grup ukrainas me detektorë metalikë zbuloi një plumb të groposur në tokën ku ishte shtrirë trupi i Levinit. Grupi tha se gjetjet sugjerojnë se ai ndoshta është vrarë me një, ndoshta dy plumba të shkrepur nga afër, kur ai ishte tashmë në tokë. /Zëri