Qeveria thotë se përmes masave ka ulur çmimet e derivateve

Qeveria thotë se përmes masave ka ulur çmimet e derivateve

Ekonomia July 24, 2022 - 18:07

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të "menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë".

"Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, me këto masa janë ulur për disa cent çmimet e derivateve, transmeton Zeri.info.