Serbia 1180 euro, Kosova dhe Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon

Serbia 1180 euro, Kosova dhe Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon

Ekonomia September 30, 2022 - 18:30

Qeveria ka vendosur të rrisë në tetor pagat për punonjësit e policisë, gardianët, gardës, zjarrfikësit dhe administratës në teatro e institucionet e kulturës.

Po ashtu, me vendim, përfitues do të jenë edhe punonjësit e bashkive dhe disa ministreve në vend.

Rritja është e specifikuar 7 dhe 15 për qind sipas parimit, përfiton shtesë më të ulët ai që paguhet më shumë dhe shtesë më të lartë ata që kanë rroga të ulëta.

Vendimi i radhës pasohet nga ai i muajit të kaluar, për rishikimin e pagës minimale dhe atë të mjekëve e mësuesve.

Në raportin e fundit të INSTAT, paga mesatare në shtet rezulton, 68 mijë lekë dhe e bashkuar me rrogat e privat, paga mesatare në Shqipëri mbërrin në 60 mijë lekë.

E krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet bashkë me Kosovën në fund të listës, që kryesohet nga Serbia me pagë me pagë mesatare 1180 euro./euronews