ATK-ja inkason borxhe me vlerë mbi 700 mijë euro

ATK-ja inkason borxhe me vlerë mbi 700 mijë euro

Ekonomia September 30, 2022 - 19:42

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga aktiviteti i konfiskimit që u realizua ditën e djeshme ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të papaguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

ATK-ja ka bërë të ditur se në kuadër të këtij aksioni janë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, të njëjtat aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Administrata Tatimore ka bërë thirrje që të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara të kryejnë detyrimet e tyre, në mënyrë që të mos përballen me masa të konfiskimit. /Zëri