Ekspertët nga Kroacia kritika për shëndetësinë, ish-ministri: Njerëzit vdesin në mungesë të parave për trajtim

Ekspertët nga Kroacia kritika për shëndetësinë, ish-ministri: Njerëzit vdesin në mungesë të parave për trajtim

Ekonomia October 06, 2022 - 12:47

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka organizuar tryezën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me sfidat në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia.

Kryetari i Odës, Arian Zeka, tha se Kosova duhet që të marrë shembull nga praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Model, tha ai, mund të merret Kroacia, për çka edhe në tryezë, sqaroi ai, do të dëgjohen rrëfimet e tyre.

“Ne duhet që të shohim praktikat me të mira të shteteve të rajonit e që janë pjesë e BE-së. Fokus duhet të jetë përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve duke u siguruar që furnizim me barna të bëhen në mënyrë më efikase”.

Naim Bardiqi, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se në koordinim me të gjithë palët e interesit po mundohen që të rrisin performancën dhe cilësinë e shërbimeve.

“Strategjia sektoriale shëndetësore na ka dhënë mundësi që t’i shohim të gjitha sfidat dhe mundësitë. Kemi koordinuar të gjithë palët e interesit që t’i rrisim performancën dhe cilësinë e shërbimeve”. /eo