Kjo komunë i ishte ankuar Hekuran Muratit në nëntor për tatimin në pronë, publikon edhe shkresën
Foto: Laura Hasani

Kjo komunë i ishte ankuar Hekuran Muratit në nëntor për tatimin në pronë, publikon edhe shkresën

Ekonomia January 25, 2023 - 10:33

Komuna e Kaçanikut ka thënë se kishte shprehur pakënaqësi me procesin e vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, që ndikoi direkt në rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Kjo komunë ka publikuar edhe shkresën që i ishte përcjellë Ministrisë, e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati, ku thuhej se vlerësimi është joreal dhe se ngritja e çmimeve sipas këtij vlerësimi është e lartë dhe e paarsyeshme.

“Ngritja e çmimeve sipas vlerësimit të ri për mendimin tonë është e lartë dhe e paarsyeshme, ngase fillon nga +4.8% deri 42.9% më e lartë për objekte rezidenciale (shtëpi familjare) dhe nga +38.10% deri në 80.00% më e lartë për apartament e po ashtu edhe çmimet për parcela për shtëpi familjare dhe apartament në 4 zona ka zbritje nga -16/675 deri në -20%, ndërsa zonat tjera ngritje nga 0% deri në 166/67% që është e njëjtë edhe për parcelat për apartament dhe parcelat për objekte tjera rezidenciale”, thuhet në shkresën që Komuna e Kaçanikut i kishte dërguar MFPT-së, në nëntor të vitit 2023.