Hajdari: Synojmë rritjen e bashkëpunimit tregtar me Kroacinë
Foto: Laura Hasani

Hajdari: Synojmë rritjen e bashkëpunimit tregtar me Kroacinë

Ekonomia January 26, 2023 - 12:14

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë.

Këto deklaratë Hajdari e dha gjatë Forumit Ekonomik Kosovë - Kroaci.

Kosova dhe Kroacia kanë raporte të ngushta politike, si dhe raport ekonomik.

Hajdari ka thënë se themelet e bashkëpunimeve Kosovë - Kroaci janë të kahershme.

“Ky forum kontribuon në synimin tonë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e raporteve biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunim ekonomik”, deklaroi ajo.