Dogana zbulon edhe një bunker për fshehjen e medikamenteve të kontrabanduara
Foto: Laura Hasani

Dogana zbulon edhe një bunker për fshehjen e medikamenteve të kontrabanduara

Ekonomia January 27, 2023 - 15:10

Njësitë e Doganës sot kanë arritur të zbulojnë një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollimit janë hasur në barna të kontrabanduara, si dhe në hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara, raporton Zeri.info.

“Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedura kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga Dogana, si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa Dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata, pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Dogana e Kosovës ka aplikacionin e-Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve, komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /Zëri