Rritja e çmimit të energjisë, Kurti thotë se nuk ndërhyjnë në punën e ZRRE-së

Rritja e çmimit të energjisë, Kurti thotë se nuk ndërhyjnë në punën e ZRRE-së

Ekonomia March 22, 2023 - 13:28

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ndërhyjnë në punë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë teksa nga 1 prilli do të shtrenjtojë rrymën për 14 për qind.

Megjithatë, Kurti tha se do t’ju lehtësojnë barrën e çmimeve qytetarëve.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRRE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike”.

“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil” tha Kurti. /klankosova