Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik
Foto:Laura Hasani

Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik

Ekonomia June 03, 2023 - 20:44

Inflacioni është rritur dukshëm sivjet. 

Sipas Agjencisë së Statistikave në muajin prill inflacioni ka qenë 6.3 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E si pasojë e kësaj ekonomia e vendit, mund të hyjë në recesion, i cili përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

“Mendoj që shumë shpejt Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik, shpëtimin mund ta gjejë gjatë muajve të verës meqë kemi ardhjen e diasporas dhe kur ata do të kontribojnë dukshëm në rritjen e konsumit në atë fazë mendoj se do ta përballoj Kosova fazën e recesionit e cila po paralajmërohet të vijë”, dekllaroi ekonomisti Nagip Skenderi.

E në rast të recesionit, Skenderi tregon disa nga faktorët që do evitonin këtë dukuri.

“Për me evitu recesionin ekonomia e Kosovës do duhej të ndërrontep strukturen e saj ekonomike, në këtë kontekst më tepër të stimulohej sektori privat, dhe ai i prodhimit, bujqësia”, shtoi ai.
Por njëjtë nuk po mendon profesori universitar të njejtës fushë, Mustafë Kadriaj.

“Në bazë të shifrave dhe statistikave të ekonomisë, përderisa nuk patëm recension në kohën e pandemisë dhe para 2-3 muajsh që ishte inflacioni ndërsa tani kur flasim rreziku mund të jetë gjithmonë përmanent sepse ne si ekonomi e vogel mund të ndikohemi nga ekonomitë e mëdha por mendoj që tash edhe konflikti i ndikimit Rusi-Ukrainë nuk është i madh dhe mendoj se është duke u qetësu, vlerësoj që deri më tani nuk ka rrezik drejt recesionit”, bëri të ditur Kadriaj.

Ndryshe, Gjermania ka shpallur recesion në ekonomi si pasojë e inflacionit. Inflacioni në Gjermani ka prekur shifrën 7.2 për qind në prill./teve1