Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Ai do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Ai do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Ekonomia June 07, 2023 - 11:42

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Fondi Sovran është duke u krijuar.

“Fondi Sovran po bëhet. 170 shtete të botës nga rreth 200 sa janë kanë Fond Sovran. Ndërmarrjet tona publike së bashku me 24 mijë asetet tjera do të barten nga Qeveria në Fond Sovran”, ka thënë Kurti.

Image

Ai ka shtuar se kjo do të rris mundësinë e investimeve dhe të përmirësoj menaxhimin e tyre.

“Kësisoj qeverinë po e bëjmë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur. Fondi Sovran do të na vendos në hartën e tregjeve botërore financiare, do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, ka thënë Kurti.

Image

Pas kësaj kryeministri hodhi në votim Shqyrtimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

“Viti 2017 është viti kur për herë të parë avokojmë për idenë e themelimit të Fondit Sovran. Në vitin 2021 e miratuam koncept-dokumentin mbi Fondin Sovran, dhe sot jetësojmë Fondin Sovran me miratimin e Projektligjit për fondin në qeveri. Ne besojmë që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimit të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura dhe me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, tha Kurti.

Ky Projektligj u miratua me shumicë votash në mbledhjen e Qeverisë.

Image