Serbët e veriut ia ndalojnë ministrit Hoti të shkojë në veri

Serbët e veriut ia ndalojnë ministrit Hoti të shkojë në veri

Ekonomia November 18, 2015 - 14:42

Serbët e veriut kanë bllokuar veriun me protesta. Kjo protestë është organizuar me qëllim që mos t’i lejohet vizita në këtë pjesë ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të “KosovaPress”. Po ashtu mësohet se në është bllokuar edhe kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla i cili bashkë me stafin dhe përfaqësues të trupave inspektuese ishin atje për të kryer kontrolle të cilësisë së naftës.

Syla e ka konfirmuar për “KosovaPress”, se janë të bllokuar në veri. “Kemi ardhur në pikën doganore në Jarinje të bëjmë kontrollin e derivateve të naftës në bashkëpunim me doganën. E kemi përfunduar kontrollin, mirëpo duke u kthyer kemi hasur në një protestë ku e kemi të pa mundur të kthehemi në Prishtinë”, tha Syla.