Si të shpëtosh nga celuliti me kura natyrale?

Si të shpëtosh nga celuliti me kura natyrale?

Jetë gusht 14, 2019 - 08:35
Lexoni detajet

Celuliti po bëhet problem edhe më i rëndë apo jo? Nuk je e vetmja. Masazhet e vazhdueshme në qendrat estetike për të luftuar celulitin nuk kanë më të njëjtin interes për ty. Atëherë a ka ndonjë metodë më të thjeshtë që funksionon vërtet?

Kjo mënyrë e re, e zbuluar së fundi nga studimet, do të të japë rezultate për një kohë të gjatë, shkruan "Zëri.info". 

Ndaj ndiq me kujdes këta hapa:

Nëse je afër ose i ke kaluar të 30-at, ji e vëmendshme: këto janë mënyrat që të ndihmojë për të larguar celulitin në një kohë shumë të shkurtër e me rezultate të shpejta.

Sa më shumë ujë: Rregulli i parë dhe shumë i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për reduktimin e celulitit është të pish sa më shumë ujë. Nëse e bën rutinë pirjen deri në 3 litra ujë në ditë celuliti do të reduktohet shumë shpejt. Por mos harro! Nëse ujin e ke vështirë ta pish, shtrydh brenda 2-3 kokrra limon.

Masazh me një furçë anticelulit ose me kafe: Hapi tjetër është nxitja e qarkullimit të gjakut zonat ku ke celulit. Kjo mund të bëhet fare thjesht me një furçë speciale kundër celulitit ose edhe me kafe. Përdor furçën në zonat ku ke celulit, kofshë, bark, vithe dhe përpiqu ta bësh këtë në mëngjes, 3 herë në javë. Për një kohë shumë të shkurtër rezultatet do të jenë fantastike. /The Prestige/ZERI

  • - Kjo mënyrë e re, e zbuluar së fundi nga studimet, do të të japë rezultate për një kohë të gjatë.
  • - Një plan special anticelulit, i kombinuar me një dietë me ushtrime, si dhe me disa ushqime të veçanta, pas dy javësh nuk do të jesh më njëlloj