Me kufje në vesh, 40-vjeçari vdes duke karikuar telefonin në krevat

Me kufje në vesh, 40-vjeçari vdes duke karikuar telefonin në krevat

Jetë November 14, 2019 - 21:14
Lexoni detajet!

Një burrë ka humbur jetën pasi e zuri korrenti duke karikuar telefonin e tij në krevat.

Somchai Singkhorn po shihte futboll në telefon i shtrirë në krevat dhe me kufje në vesh kur e zuri korrenti mbrëmjen e së martës.

Por 40-vjeçari, i cili punonte si kuzhinier në një restorant, u gjet i vdekur të nesërmen në mëngjes me shenja djegie në krah dhe qafë, ku e kishte prekur kablli i karikuesit.

Telefoni qëndronte pranë tij, gjithashtu edhe kufjet ishin në krahun, fytyrën dhe qafën e Somchai.

Shoku i tij i dhomës, Saeng, 28 vjeç telefonoi shefin e tij për të raportuar se Somchai ishte sëmurë. Më vonë zbuloi se kishte vdekur.

Saeng tha se ishte normale tha shikoje Somchai të dëgjonte muzikë ose shihte futboll para se të flinte gjumë.

Ai tregoi se u përpoq ta zgjonte në mëngjes, por 40-vjeçari nuk reagoi. Më pas telefonoi shefin e tyre Wiroj Poolsawatmongkol. Kur Poolsawatmongkol erdhi ta kontrollojë zbuloi se kishte vdekur.