Katastrofa po vjen: Thahet ujëvara më e lartë në Amazonë

Katastrofa po vjen: Thahet ujëvara më e lartë në Amazonë

Jetë April 02, 2020 - 13:15

Ujëvara gjigante San Rafaela në Ekuador është tharë. Zyrtarët vendas kanë gjetur si shkak një gropë shumë të madhe, që është krijuar në liqenin i cili dikur ushqente ujëvarën.

E ndodhur në parkun "Cayambe Coca", pjesë e Amazonës në kufirin me Kolumbinë, ujëvara cilësohej si më e larta në vend.

Imazhi tregon ndryshimin e madh në ambient para dhe pas tharjes së ujëvarës.