Rikuperohet shqiponja e plagosur në Skrapar, pajiset me GPS dhe lëshohet në fluturim

Rikuperohet shqiponja e plagosur në Skrapar, pajiset me GPS dhe lëshohet në fluturim

Jetë April 13, 2021 - 13:34

Lëshohet në fluturim të lirë shqiponja e malit, simboli emblematik kombëtar.

Kjo shqiponjë është gjetur e plagosur me armë zjarri përpara dy muajsh në zonën e Skraparit, nga ku nuk ishte në gjendje të fluturonte.

Rehabilitimi i saj u bë i mundur në Parkun Kombëtar të Divjakës, ndërkohë që një tjetër veçanti është se për herë të parë shqiponjës i vendoset një GPS, shkruan EA.

Sipas specialistëve, ajo do t’ua japë një panoramë të plotë të dhënash se si jeton, si ushqehet, në çfarë zone lëviz dhe sa territor bën të sajin, ashtu siç do të shihet nëse i kalon kufijtë e Shqipërisë ose jo.

Shpendë të tilla, sipas specialistëve, vitet e fundit janë mjaft të rrezikuara nga persona që i gjuajnë me armë zjarri.

Image

Image