Hasani: Varfëria, shkaktari kryesor i dhunës në familje

Hasani: Varfëria, shkaktari kryesor i dhunës në familje

Kronika dhjetor 08, 2018 - 20:25
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Viktima të dhunës në familje nuk janë vetëm femrat, numri i të cilave është vazhdimisht në rritje dhe dhuna ndaj tyre shpesh është kthyer në tragjedi. As meshkujt kosovarë nuk po shpëtojnë  lehtë kundrejt kësaj dukurie. Rritja e rasteve të dhunës brenda familjes vlerësohet si shumë shqetësuese nga njohës të çështjeve të sigurisë dhe nga sociologë, të cilët përmendin edhe faktorët që po ndikojnë në shkatërrimin e familjes, shkruan "Zëri". 

Sociologu Shaip Hasani për "Zërin" ka thënë se shkaktarë të dhunës brenda familjes vijnë nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm. Varfëria dhe paperspektiva janë faktorët kryesorë.

“Krejt dhuna rrjedh nga bazamenti që unë e  quaj varfëri ekonomike, pa zhvillim ekonomik rriten tensionet, ambienti i qarkullimit të vetëdijes së qytetarëve në Kosovë është aq i papërshtatshëm, vërsuljet e mëdha nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm e kanë bërë popullsinë pa ndonjë perspektivë, pa ëndrra dhe realizmin e tyre”, pohon sociologu Hasan.

Sipas tij, edhe pamundësia e lëvizjes së lirë, edhe izolimi si shkak i mungesës së liberalizimit të vizave, refleksioni rreth agresivitetit dhe të dhunës.

“Edhe çështja e pamundësisë së lëvizjes së lirë ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve sikur nuk kanë nga t’ia mbajnë dhe pastaj refleksionet rreth agresivitetit dhe dhunës janë të pashmangshme në përditshmërinë e jetës sociale në Kosovë”, thotë ai./ZERI