Vazhdojnë grabitjet në Deçan

Vazhdojnë grabitjet në Deçan

Kronika dhjetor 08, 2018 - 21:04
Lexo detajet

 

 

Gjashtë grabitës u kapën brenda një jave në rajonin e Deçanit por ka ende të tjerë të lirë për të kryer këso vepra kriminale në këtë zonë.

Dy prej tyre me armë e maska kanë marrë para në një Agjencion e ngjarja më së miri ilustrohet nga kamerat e sigurisë.

Sipas pronarit hajnat morën një shumë të konsiderueshme parash, raporton Klan Kosova.

E dikush që i pa hajnat po ankohet se policia që ke pak metra nga këtu nuk erdhi me kohë.

Kohët e fundit shtëpitë e bizneset e Deçanit kanë qenë pre e hajnave më shumë se kurdoherë.

E vetë pronari i biznesit thotë se javë më parë hajnat i hynë edhe në shtëpi.

Shton se autoritetet duhet të bëjnë më shumë për parandalimin e grabitjeve.