Remzi Shala pas ftesës nga Specialja largohet nga shtëpia e tij, nuk dihet se ku gjendet

Kronika December 12, 2018 - 13:27
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Remzi Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale është larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur, raporton “Zeri.info”

Gazetarja e Zërit ka qëndruar në shtëpinë e tij e ku familjarë e fqinjë kanë konfirmuar që ai është larguar nga vendbanimi dhe se nuk dihet se ku ndodhet tani.

LEXO EDHE: Remzi Shala deklaroi që nuk do t’i përgjigjet Gjykatës Speciale, avokati tregon arsyen

Në anën tjetër avokati i Shalës, Natal Bullakaj ka thënë për Zërin se as ai nuk ka ndonjë informacion se ku ndodhet.

Ai po ashtu ka treguar se nuk ka më kontakte me ish-pjesëtarin e UÇK-së nga dita e publikimit të ftesës nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se Remzi Shala dje ka konfirmuar për gazetën “Zëri” që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale por ka pranuar që nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës./Zeri