Gucati fton ish-komandantët të mos i përgjigjen Gjykatës Speciale!

Kronika December 12, 2018 - 20:33
Lexo tjera detaje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ju ka bërë thirrje të gjithë komandantëve që kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale të mos ju përgjigjen ftesave, kjo për shkakun se sipas tij Gjykata Speciale është raciste dhe e një anshme.

Ai në emisionin ‘Rubikon’, ka thënë se Gjykata Speciale ka dërguar edhe ftesa të tjera jo vetëm këtyre gjashtë personave, por që beson se pafajësia e tyre do të dëshmohet ashtu siç edhe është dëshmuar shumë herë më parë, përcjell “Zëri.Info”.

“Ne kemi dëgjuar qe janë bërë thirrjet e para, nuk janë vetëm ato ka pasur edhe ftesa të tjera, për OVL-UÇK-në Gjykata Speciale është gjykatë raciste dhe e një anshme. Kjo është e papranueshme dhe do të jetë, ju bëj thirrje të gjithëve që mos ti përgjigjen kësaj ftese. Në kemi bërë një luftë të drejtë. Për momentin jemi në pozicionin MAT, ne jemi në situatë të pa lakmueshme. Nuk besoj që do të vërtetohen, ne e kemi vërtetuar pafajësinë tone”, tha Gucati.

LEXO EDHE: Qehaja: Angazhimi i Serbisë për të penguar formimin e ushtrisë së Kosovës i rrezikshëm

Gucati tutje po ashtu ka thënë se Gjykata Speciale do të dështojë pasi si dëshmitar ka marrë bashkëpunëtor të armikut dhe dëshmitar të cilët nuk kanë qenë në Kosovë.

 “Kjo gjykatë do të dështojë për arsye se kanë arritur të marrin disa bashkëpunëtor të armikut dëshmitar që nuk kanë qenë fare në Kosovë. Luftën e UÇK-së nuk mund ta barazojnë me krimet qe kanë bërë Serbia”, vazhdoi tutje ai.

Ndërsa për reagimin e kryeministrit Haradinaj në lidhje me këtë çështje Gucati ka thënë se e përshëndet reagimin e tij dhe e di se edhe kryeministri beson në pafajësinë e të ftuarve të Gjykatës Speciale.

Sipas Gucatit edhe kryeministri Haradinaj e din se Gjykata Speciale është vetëm për të shuar epshin e Serbisë dhe për asgjë tjetër./ZËRI