Gjenden 15 kilogramë eksploziv afër Gazimestanit, bllokohet rruga

Kronika December 13, 2018 - 17:51
Lexo Detajet

Një mjet i dyshimtë është gjetur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit.

Informacionet e fundit tregojnë se bëhet fjalë për 15 kilogramë eksploziv

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për “Zeri.info”.

Sipas njoftimit njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmarrin operacionet e nevojshme hetimore dhe ato të ekzaminimit.

Po ashtu është bllokuar edhe segmenti rrugor në fjalë./ZERI/

Ja njoftimi i plotë:

Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për nje mjet te dyshimt ne rrugën magjistrale Prishtine – Mitrovice, përkatësisht ne afërsi te fshatit Mazgit. Te gjitha njësitet policore te nevojshme per te menaxhuar me nje situate te tille kan dale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht jane duke ndermarre veprimet e nevojshme operative dhe ato te ekzaminimit. Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugore ne fjale përderisa te kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik per rrugët alternative. Nderkohe qe po kryhen veprimet e sipercekura policia ka filluar nje hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin.