Konfirmohet: Gjenden rreth 15 kg eksplozivë, ishte gati për të shpërthyer
Kronika
December 13, 2018 - 18:37
Lexo Detajet
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
LEXO EDHE: Gjenden 15 kilogramë eksploziv afër Gazimestanit, bllokohet rruga
“Po është e vërtetë, rreth 15 kilogramë eksploziv janë gjetur në rrugën për Gazimestan. Eksplozivi ka qenë i rregulluar dhe ka qenë gati për të shpërthyer në kohën për të cilën është paraparë nga persona që e kanë rregulluar”, theksoi Imer Beka për KALLXO.com.
Kryeprokurori i Prishtinës tha se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak se prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes.
“Policia dhe njësitet përkatëse janë në terren”, tha Imer Beka.