Çaktivizohet eksplozivi në Gazimestan

Kronika December 13, 2018 - 19:52
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan. Kurse, ai tashmë është ç’aktivizuar nga njësitet policore të Kosovës.

Lajmin për Zëri.info e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

LEXO EDHE: Gjenden 15 kilogramë eksploziv afër Gazimestanit, bllokohet rruga

"Po, i kemi ç'aktivizuar dhe i kemi larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka rrezik më. Të dyshuar sigurisht që duhet me pas, mirëpo policia po merret me këtë rast", ka thënë Beka.

Eksplozivi është gjetur skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit.