Policia e Kosovës jep detaje për gjendjen në veri të Mitrovicës

Kronika December 14, 2018 - 08:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Gjendja në veriun e Kosovës momentalisht është e qetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, për lajmi.net tha, se gjendja është e qetë dhe nuk ka asnjë zhvillim.

“Mirë është, qetë është s’ka asnjë problem, situata është e qetë. Nuk ka kurrfarë zhvillimi. Policia është në terren s’ka ndonjë telash apo problem”, ka thënë Hoti.

Mediat serbe raportuan se prej mbërë kanë filluar zhvillimet në veri të Kosovës për të kundërshtuar transformimin e FSK-së në Ushtri.

Në shenjë revolte ata kanë vendosur flamuj serb kudo në veri.